Ka shënuar rritje numri i rasteve të korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publike në institucionet publike, qoftë në ato qendrore apo lokale.
Në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) ka pasur shumë aktivitetet të shqyrtimit të rasteve për korrupsion si në fushën e hetimit dhe në atë të parandalimit të korrupsionit.
Kështu ka thënë drejtori i kësaj agjencie, Shaip Havolli në një intervistë për KosovaPress, i cili pohon se në të gjitha institucionet publike ka abuzim me paranë publike, por varësisht prej kompetencave dhe mandatit në AKK po punohet për parandalim të korrupsionit.
Vetëm gjatë vitit që lamë pas, Agjencia Kundër Korrupsion ka dërguar në prokuroritë përkatëse mbi 60 lëndë për kallëzime penale për korrupsion.
Havolli thotë se gjatë vitit paraprak kanë pranuar një numër të madh të informatave që lidhen kryesisht me keqpërdorim të detyrës zyrtare, menaxhim jo të mirë të financave publike, çështje që lidhen me prokurimin publik dhe çështje që kanë të bëjnë me konflikt interesi.
Sipas tij, edhe një numër i madh i lëndëve janë ende nëpër gjykata për t’u shqyrtuar, për të cilat kërkon përshpejtim të zgjidhjes së tyre.
Havolli nuk ka treguar sa i përket pozitave kyçe të zyrtarëve që dyshohen për korrupsion, por tha se do të bëhen publik në raportin vjetor.
“Gjatë kësaj periudhe kohore një vjeçare, ne kemi pranuar mbi 200 informata, kemi trajtuar një numër të madh të këtyre informatave, këto informata disa janë ende në proces. Gjatë vitit 2018, kemi dërguar mbi 60 raste… i kemi dërguar me kallëzim penal në prokuroritë përkatëse. Në këto raste kemi të bëjmë edhe me keqpërdorim të detyrës zyrtare, për konflikt të interesit, në fushën e prokurimit publik, por edhe me deklarim të pasurisë. Pra, janë mbi 60 raste, prej tyre 10 raste kemi bërë kërkesë nga institucionet që të fillon proceduar për shkelje të brendshme administrative. Si konkluzion në të gjitha institucionet publike ka abuzim me paranë publike”, ka thënë Havolli.
Sipas tij, një numër i madh i rasteve korruptive janë duke u trajtuar edhe në Universitetin e Prishtinës për abuzim të parasë publike ose keqmenaxhim të parasë publike.
“Jemi duke trajtuar një numër të madh të rasteve sa i përket edhe keqpërdorimit të parasë publike me anë të disa vendimeve, sepse ka situata kur shumë zyrtarë të lartë në Universitetin e Prishtinës, marrin paga të ndryshme me disa vendime. Ne jemi duke i trajtuar disa vendime se a janë të ligjshme ose jo, sepse një zyrtar i lart përpos pagës të rregullt që ka, merr edhe shumë benificione brenda këtij institucioni”, theksoi ai.
Edhe ka deklarata nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian se Kosova i ka plotësuar kushtet në aspektin e luftimit të korrupsionit, Havolli ka theksuar se ende ka punë sa i përket luftës kundër korrupsionit.
“Pavarësisht që ka disa deklarime nga vet zyrtarë të BE-së se Kosova i ka plotësuar kushtet edhe në aspektin e luftimit të korrupsionit, ne nuk jemi të kënaqur, kështu që këta mekanizma që duhet të fuqizohen për të vepruar qoftë prokuroria, qoftë policia, që sa më shumë të luftohet ose të parandalohet korrupsioni”, thotë Havolli.
Ndër të tjera ai ka thënë se prokurimi publik elektronik ka mundësua rritjen e transparencës, por sipas tij, nuk do të thotë që është parandaluar korrupsioni në tërësi në këtë fushë.
Janë dërguar edhe lëndë në gjykata të ndryshme për shkelje ligjit të prokurimit publik nga zyrtarë në institucione publike.
Kjo Agjenci ka monitoruar mbi 147 aktivitete të prokurimit publik, ku janë dhënë mbi 100 opinione për shkelje të procedurave të prokurimit publik.
Ndërsa, 78 raste janë trajtuar për konflikt interesit, prej tyre 29 raste janë shmangur konfliktit të interesit.
Po ashtu, në disa sektor ka mjaft zyrtarë të cilët mbajnë më shumë se një detyrë, 6 deri 7 pozita. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!