Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), gjatë vitit të kaluar ka deponuar në Prokurori 25 kallëzime penale, në të cilat janë të përfshirë mbi 37 zyrtarë të lartë.
Këtë e ka bërë të ditur në një interviste për KosovaPress, drejtori i AKK-së, Shaip Havolli.
“Agjencia Kundër Korrupsion për vitin 2016, ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform mandatit që e ka në luftimin dhe parandalimin ndaj korrupsionit. Ka trajtuar diku mbi 200 raste të hetimeve të korrupsionit, diku 25 raste i ka dërguar në Prokurorinë përkatëse. Po ashtu edhe disa raste i ka trajtuar dhe kanë të bëjnë me shkelje të administrative të cilat i ka dërguar në institucionet për me marrë masa vetë institucioni. Janë dërguar po ashtu 25 kallëzime penale diku me mbi 37 persona të përfshirë, të gjithë janë zyrtarë, mirëpo pa e llogarit edhe çështjen e deklarimit të pasurisë që ka përfunduar kontrolli i deklarimit të pasurisë për 2015-në. Besoj që diku në fillim të muajit mars do të publikohet raporti i përgjithshme lidhur me punën e saj”, tha Havolli.
Para disa ditëve ka dal edhe indeksi i perceptimit të korrupsionit në nivel botëror, dhe pikërisht për renditjen që ka Kosova në këtë raport, vetë Havolli thotë se nuk është i kënaqur.
“Bazuar në raportin e publikuar nga KDI, shihet se Kosova ka treguar një progres të theksuar sa i përket indeksit të perceptimit të korrupsionit. Në vitin 2015 ka qenë në pozitën e 103 ndërsa tani është në pozitën 95 çka mund të themi që ka pasur një progres të shtuar sa i përket luftës kundër korrupsion. Mirëpo ne nuk jemi të kënaqur në këtë pozitë të cilën e ka Kosova tash. Duhet prapë të punojnë të gjithë akterët që e trajtojnë çështjen e korrupsionit, gjitha institucionet që janë për zbatim të ligjit, Agjencia , Prokuroria , Policia dhe mekanizmat të tjerë. Nuk me jemi të kënaqur, por, megjithatë, ka një lëvizje, një shpresë pozitive sepse këta mekanizma veç po e bëjnë punën e vet“, tha Havolli.
Ai ka treguar se Agjencia është ka trajtuar edhe çështje të konfliktit të interesit, ku vetëm në vitin që shkoj janë trajtuar mbi 150 raste.
“Po ashtu Agjencia ka trajtuar edhe çështjet e konfliktit të interesit, ku deri tash ka trajtuar mbi 150 raste ku dyshohet që zyrtarët e lartë kanë qenë në konflikt interesi. 100 prej tyre janë shmang nga konflikti i interesit, ndërsa pjesa tjetër do të ballafaqohet në rast se nuk largohet nga konflikti me sanksione të parapara me ligj”, tha Havolli.
Ndërsa në fushën e prokurimit publik, Agjencia Kundër Korrupsion i ka dhëna mbi 100 opinione duke sugjeruar që të shmangen situatat e shkeljeve të tilla.
“Sa i përket fushës së prokurimit publik, janë diku mbi 100 opinione për vitin 2016, ku Agjencioni, divizioni i parandalimit të korrupsionit në fushën e prokurimit publik ka dhënë rekomandime, opinione, që të shmangen këto situata në shkelje të ligjit të prokurimit publik”, tha Havolli.
Shefi i AKK-së thotë se me ndryshimet në ligjet që i përkasin fushës së tyre, me siguri se do të kërkohet edhe rritja e kompetencave për Agjencinë, në mënyrë që vetë ata të kenë mundësinë që t’i trajtojnë rastet më mirë dhe më shpejt.
“Kryesisht Agjencia do të vazhdoj me mandatin e vetë të cilin e ka sipas ligjit. Pritet që gjatë këtij viti ligjet të fillojnë të pësojnë ndryshime, si Ligji i deklarimit të pasurisë. Aty ka disa çështje që nuk po mund t’i trajtojmë mirë. Me siguri se do të ketë kërkesa për shtim të kompetencave sa i përket kësaj fushe, të deklarimit të prejardhjes së pasurisë. Po ashtu vitin tjetër do të fillojë draftimi i ligjit të ri mbi Agjencinë. Është një projekt i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës rreth trajtimit të kornizës ligjore institucionale të Agjencisë, aty kanë dal disa rekomandime po priten edhe gjatë këtij 6 mujori të parë të dalin disa rekomandime të tjera nga një ekspert i UNDP-së. Po ashtu rekomandime që dalin prej Agjencisë, me qëllim që edhe një herë të shikohet korniza ligjore, institucionale., organizative dhe operacionale të krejt Agjencisë”, tha Havolli.
Havolli tha se Agjencia ka mbështetjen e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, në aspektin që lëndët të cilat u dërgohen nga AKK të trajtohen në mënyrë të veçantë.
Shefi i AKK-së thotë se deri tash kanë pasur bashkëpunim shembullor me Prokurorinë, me të cilët edhe konsultohen, dhe po ashtu raporte të mira në funksion të detyrave kanë pasur edhe me Policinë dhe me agjencitë të tjera siç janë Qendra e njësisë së inteligjencës financiare, ATK, dhe Doganat.
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite