LAJMI I FUNDIT:

“Havera” nga Diona Fona shumë e pëlqyer nga të rinjt, arrin një milion klikime (Video)

“Havera” nga Diona Fona shumë e pëlqyer nga të rinjt, arrin një milion klikime (Video)

Këngëtarja e talentuar shqiptare, Diona Fona, po shijon suksesin e këngës së fundit të saj. 

Bukuroshja e cila njihet për kualitetet vokale më shumë se për dukjen, por gjithnjë bën diferencën me stilin – ka arritur tashmë një milion klikime në rrjetin social YouTube.

Kënga shumë e pëlqyer nga të rinjt është dëgjuar shumë së fundmi edhe në klubet e natës dhe ndejat në mbarë vendin.


Projekti u punua në shtëpinë e hiteve, RedBox prej top producentit, Arbër Gjikolli – BigBang, gjë që e bën suksesin aspak të rastësishëm.

Telegrafi mëson se Diona tashmë po punon në projekte të reja, të cilat priten me pa durim nga admiruesit e saj.

Diona Fona është një vajzë e talentuar e shkolluar për muzikë dhe arte skenike në Londër, teksa potenciali i saj mund ta shohë shpejt si një prej yjeve të mëdha të skenës.

/Telegrafi/