LAJMI I FUNDIT:

Hashim Thaçi e dekoron me medaljen e jubileut, Shyhrete Behluli: Faleminderit publik, që gjithmonë më qëndruat pranë

Hashim Thaçi e dekoron me medaljen e jubileut, Shyhrete Behluli: Faleminderit publik, që gjithmonë më qëndruat pranë
Shyhrete Behluli gjatë takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçi (Foto: Hashim Thaçi/Facebook)

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli është nderuar sot (e mërkurë) me një dekoratë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

I pari i shtetit i ka ndarë asaj mirënjohjen e jubileut të Pavarësisë, në nderim të karrierës së saj artistike ndër vite.

“Këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, sot i ndava Medaljen Presidenciale të Meritave. Janë bërë më shumë se katër dekada që pareshtur, me tërë forcat e saj, ajo iu përkushtua zhvillimit dhe promovimit të këngës popullore shqipe. Me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra”, kishte shkruar presidenti Thaçi në Facebook, teksa ka publikuar edhe disa fotografi nga takimi.


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ndau mirënjohjen e “10 vjetorit të Pavarësisë” këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli (Foto: Hashim Thaç/Facebook)

Ndërkohë, këngëtarja Shyhrete Behluli duket të qenë tejet e lumtur dhe entuziazmuar që pati rastin të pranojë këtë mirënjohje nga Presidenti i Kosovës.

Ajo në një prononcim të shkurtër për Telegrafin, ka rrëfyer se takimi i sotëm ishte një nga më të veçantit në karrierën e saj.

“Është vërtetë një nder i madh dhe kënaqësi e madhe të vlerësohesh me një mirënjohje të tillë, të cilën çdo artist e dëshiron. Jam ndjerë tejet e lumtur dhe e privilegjuar që pata rastin të dekorohem, dhe falënderoj përzemërsisht presidentin Thaçi që vendosi të ma ndajë mua një mirënjohje të tillë. Të shohësh se si puna jote që ke bërë me vite të vlerësohesh, nuk ka më mirë. Unë kam një karrierë të gjatë prej vitesh, ndaj dhe këtë çmim e kam mirëpritur me kënaqësi”, ka thënë Shyhrete Behluli për Telegrafin.

Momente gjatë takimit dhe bisedës së këngëtares Shyhrete Behluli me presidentin Thaçi (Foto: Hashim Thaçi/Facebook)

Tutje, këngëtarja e mirëfilltë e muzikës popullore ka treguar se këtë çmim ua dedikon atyre që gjithë jetën e përkrahën dhe deshën muzikën e saj, fansat.

“Një falënderim vërtet të madh për këtë çmim, do ia bëja publikut tim, i cili më ka mbështetur gjithmonë dhe ka vlerësuar muzikën time. Ata sigurisht janë arsyeja dhe motivimi më i madh për këngëtarët, dhe sigurisht që këtë çmim do doja t’ua dedikoj atyre”, ka thënë tutje këngëtarja Behluli.

E pyetur nga Telegrafi nëse në takimin e sotëm mes saj dhe presidentit, u diskutua për çështjet kulturore dhe mbështetjen që duhet të japë vendi për artin, këngëtarja tha se edhe pse në pika të shkurtra, presidenti Thaçi ka shprehur një gatitshmëri të tillë.

“Ishte një bisedë e këndshme me presidentin. Koha për aq sa biseduam nuk ishte edhe shumë e gjatë, por gjithsesi patëm rastin të flasim pak për kulturën në vend dhe normalisht sfidat me të cilat përballet arti në Kosovë. Por, gjërat e mira vijnë dalë nga dalë, ndaj neve na mbetet të presim dhe të punojmë shumë”, përfundoi Shyhrete Behluli. /Telegrafi/

Shyhrete Behluli gjatë takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçi (Foto: Hashim Thaçi/Facebook)

Në trend Magazina

Më shumë
Ola kërcënon hapur Gjestin: Bashkë do të flasim, kur të dalësh nga këtu mendon se do të ikësh në ndonjë planet tjetër?

Ola kërcënon hapur Gjestin: Bashkë do të flasim, kur të dalësh nga këtu mendon se do të ikësh në ndonjë planet tjetër?

Magazina
Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Magazina
Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina

"Kur e vlerësojnë nxënësin më shumë se mësuesin", Xheneta thumbon Gjestin dhe produksionin e BBVA

Magazina
Rita Ora shfaqet tejet tërheqëse në modelimin e rrobave të reja për brendin

Rita Ora shfaqet tejet tërheqëse në modelimin e rrobave të reja për brendin "Primark"

Magazina
Kalo në kategori