LAJMI I FUNDIT:

Hasën në balenën e ngordhur dhe u ndryshoi jeta brenda natës, gjetën të vjellat në trupin e saj që u solli miliona euro

Hasën në balenën e ngordhur dhe u ndryshoi jeta brenda natës, gjetën të vjellat në trupin e saj që u solli miliona euro

Afro 35 peshkatarë nga Jemeni janë nxjerr nga varfëria pasi kanë gjetur brenda një balene të ngordhur të vjellat e saj, që besoni apo jo vlen 1.2 milion euro.

Grupi i peshkatarëve në shkurt hasën në balenën e ngordhur në Gjirin e Adenit. Një burrë mendoi se balena do të mund të përmbante materien e njohur si ambergris që përdoret për prodhimin e parfumeve, dhe që shitet për rreth 35.000 euro për kilogram, transmeton Telegrafi.

Peshkatarët morën balenën dhe e hapën për ta parë nëse ambergris gjendej në trupin e tij. Ata gjetën të vjellat që peshon rreth 127 kilogramë nga e cila në fund fituan mbi një milion euro.


“Sapo i jemi afruar kemi ndjerë një erë dhe kemi pasur përshtypjen që brenda gjendet diçka. Dhe kishim të drejtë. Era ka qenë e rëndë, por na ka sjell mjaft para”, ka thënë për BBC njëri prej peshkatarëve.

Ambergris pas përpunimit merr një erë të mirë që përdoret shpesh në industrinë e prodhimit të produkteve të bukurisë. E grupi i peshkatarëve milionat e fituar i kanë ndarë mes vete, e një shumë të caktuar ua dhanë bashkëfshatarëve që kishin nevojë urgjente për ndihmë.

Tani ata janë në gjendje të fillojnë një jetë të re, të blenë shtëpi dhe të martohen. 30 milionë rijal të Jemenit (rreth 85.00 euro), janë të mjaftueshme për ndërtimin e shtëpisë dhe një ceremoni modeste martesore. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Fun
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Dhjetë fakte të çuditshme për Trekëndëshin e Bermudës (Video)

Dhjetë fakte të çuditshme për Trekëndëshin e Bermudës (Video)

Fun
Kolumbiani shënon rekord botëror me një marifet të çuditshëm

Kolumbiani shënon rekord botëror me një marifet të çuditshëm

Interesante
Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Interesante
Kalo në kategori