LAJMI I FUNDIT:

Hasani reagon pas inicimit të padisë nga MTI, thotë se Nisma po i hakmerret pas largimit të tij nga kjo parti

Hasani reagon pas inicimit të padisë nga MTI, thotë se Nisma po i hakmerret pas largimit të tij nga kjo parti

Ish-ministri i MTI-së, Bajram Hasani ka reaguar lidhur me padinë që ka iniciuar kjo ministri ndaj tij, për shkak të borxhit që kishte marrë Hasani sa ishte në krye të këtij dikasteri.

Hasani përmes një postimi në Fcebook, ka thënë se ish-subjekti të cilit i takonte deri para një jave, Nisma Socialdemokrate ka nisur fushatë të egër ndaj tij si shenjë hakmarrje për largimin e tij nga kjo parti.


MTI padit ish-ministrin Bajram Hasani për shkak të borxhit ndaj kësaj ministrie (Dokument)
Lexo po ashtu MTI padit ish-ministrin Bajram Hasani për shkak të borxhit ndaj kësaj ministrie (Dokument)

” Duke i shfrytëzuar institucionet shtetërore ata po provojnë të më akuzojnë se kinse si kam arsyetuar 2 mijë e 300 euro. E para të gjitha faturat për këto mjete janë fshehur qëllimshëm.

Për këtë i kam dëshmitë të gjitha faturat dhe pagesat janë bërë përmes kartelës bankare”, ka shkruar Hasani.

Hasani ka shtuar se do t’i padisë për shpifje.

Postimi i plotë:

NISMA Socialdemokrate ka nisur një fushatë tejet të egër dhe të ulët ndaj meje si shenjë hakmarrjeje për largimin tim nga kjo parti.
Duke i shfrytëzuar institucionet shtetërore ata po provojnë të më akuzojnë se kinse si kam arsyetuar 2 mijë e 300 euro. E para të gjitha faturat për këto mjete janë fshehur qëllimshëm.
Për këtë i kam dëshmitë të gjitha faturat dhe pagesat janë bërë përmes kartelës bankare.
Këtu nuk ka të bëjë me paradhënie siç pretendohet por pagesa të rregullta të kryera përmes kartelës bankara.
Është shpifje e ulët se unë i paskam marrë këto para.
Fshehja e dëshmive po ashtu është e dënueshme. Unë do t’i padisë për shpifje.
Me përgjegjësi të plotë morale ju them se kjo është vetëm një fushatë hakmarrëse ndaj meje!

Këtu i keni të gjitha dëshmitë, kartela dha faturat: /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori