LAJMI I FUNDIT:

Harta e rrezikut sizmik, për 50 vitet e ardhshme në Evropë: Ballkani, zonë e tërmeteve shkatërruese (Foto)

Harta e rrezikut sizmik, për 50 vitet e ardhshme në Evropë: Ballkani, zonë e tërmeteve shkatërruese (Foto)

Vendet e Ballkanit dhe të Mesdheut, por edhe Turqia, janë të vendosura në zonat e termeve më shkatërruese në Evropë, tregon një hartë e bërë nga shkencëtarët e projektit SHARE, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Harta tregon se tërmetet më shkatërruese kërcënojnë Italinë, Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe Turqinë.

“Evropa ka një histori të gjatë të tërmeteve shkatërruese”, thotë profesori Domenico Giardini, koordinator i projektit SHARE. “Ne të gjithë e mbajmë mend tërmetin tragjik në Turqi të vitit 1999 dhe Italinë e vitit 2009. Në Turqi ishin 17 mijë viktima e në Itali 300”, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit për këtë hartë kanë përdorur të dhëna të më shumë se 30 mijë tërmeteve të shkallës mbi 3.5 të Riherit, duke analizuar efektet e tyre shkatërruese.

Harta evropiane e rrezikut sizmik tregon lëvizjet e pritshme në 50 vitet e ardhshme. Ngjyra e kaltër tregon zonat e rrezikut relativisht të ulët, zonat e verdha dhe portokalli rrezikun e moderuar, ndërsa e kuqja ato të rrezikut të lartë.

“Në këtë projekt, rreziku sizmik i referohet mundësisë së dëmtimit të rëndë dhe humbjes së jetëve njerëzore gjatë tërmetit. Tërmet mesatare në viset e dendura në Evropë mund të ketë pasoja të tmerrshme”, ka thënë Artur Pinto. /Telegrafi/

sizmike

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori