Harroni gardën e vjetër: Bota e tenisit mund të pushtohet prej këtyre pesë lojtarëve (Foto)

Tenisi është një sport që mund të luhet individualisht kundër një kundërshtari të vetëm ose midis dy ekipeve që përbëhet nga dy lojtarë.
Një pjesë e historianëve besojnë se origjina e lashtë e lojës daton në shekullin e XII-të në Francën veriore, ku topi ishte goditur me pëllëmbën e dorës. Luigi X i Francës ishte një lojtar i zjarrtë i "jeu de paume" ("lojë e palmës"), i cili u zhvillua në tenis të vërtetë dhe u bë i njohur si personi i parë që ka ndërtuar fushën e tenisit modern.

Por, një pjesë e tyre thonë se për herë të parë kjo lojë popullore u luajt midis viteve 1859 dhe 1865, kur Harry Gem dhe Augurio Perera zhvilluan një lojë që kombinonin elementet e raketave dhe një topthi, të cilën ndeshje e zhvilluan në lëndinën e Pereras në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar. Në vitin 1872, së bashku me dy mjekë vendas, ata themeluan klubin e parë të tenisit në botë në Avenue Road, Leamington Spa.
Deri na ditët e sotme kemi parë shumë tenistë, ku në dy dekadat e fundit kanë dominuar Roger Federer, Rafael Nadal e Andy Murray.
Megjithëse në moshë, garda e vjetër po vazhdon të dominojë në botën e sportit të bardhë, i cili është mjaft i kushtueshëm.
Por, pos tenistëve të mëdhenj, tashmë një gjeneratë e re e tenistëve ka dhënë indikacione që mund të vijë në shprehje edhe më tepër gjatë vitit 2018.
Në fakt, tenistët e “vjetër” viteve të fundit nuk po munden të ndjekin ritmin në saje të lëndimeve të shpeshta, por edhe mosha po e bën të veten.
Një prej tenistëve më premtues është bullgari Grigor Dimitrov, i cili tashmë ka fituar disa tituj në karrierë. Këtë vit ka arritur deri në gjysmëfinale të Australian Open, ku n pësoi humbje prej Rafael Nadalit. Bullgari 26-vjeçar në muajin nëntor është renditur në pozitën e tretë të tabelës së ATP. Vlen të theksohet se aktualisht është në lidhje me këngëtaren Nicole Scherzinger.
Ai u bë lojtari i parë i tenisit belg që ka arritur në top 10 e listës botërore. Ai tashmë ka fituar katër tituj. Në vitin 2017 ka fituar në Tokyo Open dhe Shenzhen Open ndërsa tre vite më parë ka triumfuar në Metz Open dhe Kitzbuhel Open.
Mbetet të shihet nëse njëri prej këtyre pesë tenistëve do të fitojnë edhe turnetë e mëdha edhe gjatë vitit 2018. /Telegrafi/

























































