Mercedes ka zbuluar brendësinë e modelit të saj të ri elektrik që shumë e krahasojnë me S-Class.

Dy makinat e para Mercedes nga gjenerata e re e automjeteve elektrike ishin modele SUV - EQC dhe EQA.


E treta, dhe gjithashtu më luksoze, do të jetë sedan EQS, transmeton Telegrafi.

100411852060604ad322127515523943 v4 big

Mercedes tani po zbulon një seri risish që EQS do të paraqesë në botën e automobilave.

206539855760604ad33894b786845541 v4 big

Ky model ka një ekrani MBUX Hyperscreen, për të cilin ndoshta do të flitet me muaj.

Gjegjësisht, i gjithë paneli i kontrollit u bë një ekran digjital. Gjerësia e saj totale është 142 cm, dhe zona aktive është 2,432,11 centimetra katrorë.

27193595360604ad359934860135975 v4 big

18308330060604ad36efc1919695097 v4 big

Sistemi audio rrethues Burmester me 15 altoparlantë dhe fuqi 710 W siguron gjithashtu kënaqësi të lartë në drejtimin e makinës.

Ka një total prej 350 sensorë në makinë që monitorojnë çdo detaj të dinamikës së ngasjes dhe mjedisit. E gjithë kjo ndiqet nga inteligjenca artificiale dhe një sistem i kontrolluar nga një kompjuter i fuqishëm me një procesor të përparuar dhe 24 GB RAM.

195239941860604ad386f83482019262 v4 big

Këtu janë disa risi të tjera që nuk janë aq të rëndësishme në shikim të parë, të tilla si tingulli i ambientit në ngasje, si dhe disa risi në dizajn.

Një nga produktet më të mira të industrisë moderne të makinave do të bëhet në fabrikën më moderne të Mercedes, në fabrikën në Sindelfingen, dhe bateritë vijnë nga Untertirkheim afër.

Mercedes EQS del në treg në gusht të këtij viti. /Telegrafi/

166014314960604ad39e45a942745696 v4 big

23474625860604ad3b5b8e682821007 v4 big

68785706160604ad3d09c7507931339 v4 big