LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Zhvillimi e konsolidimi i vendit duhet të burojnë nga ne, nga vetëdija jonë

Haradinaj: Zhvillimi e konsolidimi i vendit duhet të burojnë nga ne, nga vetëdija jonë

“Jemi me fat që ekspertizën shumë vjeçare britanike e kemi dhuratë dhe këtë duhet ta çmojmë por edhe nderojmë më punë të mirë dhe të ndershme. Vetëm në këtë mënyrë ne e avancojmë edhe vetëdijen tonë dhe dashurinë ndaj atdheut, por edhe respektin për mikun e çmuar të Kosovës, Britaninë e Madhe”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij gjatë konferencës së projektit të Ambasadës Britanike për Rekrutimin e Pozitave të Larta Drejtuese në Shërbimin Civil dhe Institucionet e Pavarura.

Haradinaj, tha se sot po e shënojnë vitin e tretë të partneritetit me Britaninë e Madhe, si shtet mik i Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme tona, tani edhe duke e përkrahur objektivin e kësaj Qeverie për fuqizimin e qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies në institucione publike.

“Përmes një partneriteti implementues Ambasada Britanike ka ndihmuar në kthimin e besimit në organet publike por edhe rekrutimin në pozita të larta të shërbimit civil duke e parandaluar nepotizmin dhe duke e konsoliduar transparencën, meritokracinë dhe qeverisjen e mirë. Mirëpo duhet ta pranojmë se kemi edhe lëshime, edhe dëme me të cilat duhet të përballemi”, deklaroi Haradinaj, duke e falënderuar Ambasadën Britanike për përkrahjen që këto lëshime dhe të meta t’i trajtojnë.


Ndër tjerash, Haradinaj sqaroi se deri më tani janë gjithsejtë 44 pozita të larta drejtuese të realizuara përmes partneritetit me Ambasadën Britanike për dy vitet e fundit dhe janë dakorduar edhe për pozita të cilat do të realizohen për periudhën e ardhshme.

“Kuptohet demokracia dhe qeverisja e mirë janë më shumë se qëllime në vete, janë procese. Zhvillimi e konsolidimi i vendit duhet të burojë nga ne, nga vetëdija jonë dhe ende kemi punë për të bërë”, theksoi Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori