Mos pjesëmarrja në votim e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes ka përplasur deputetët e këtyre partive me ata të pushtetit.
Deputeti Armend Zemaj theksoi se nuk marrin pjesë në votim, pasi është detyrë e pozitës që ta bëjë shumicën.
“Mos pjesëmarrja e jonë në ligje të caktuara është votim kundër, dhe kjo duhet të evidentohet sepse është pjesë edhe e procesverbalit edhe e përditshmërisë. Ju mund të siguroni dhe jeni të detyruar ta keni shumicën. Nëse e keni shumicën atëherë votat tona janë minore në raport me atë që ju duhet ta keni të evidentuara në statistikat e votimit”, tha Zemaj.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të AAK-së Daut Haradinaj, lidhur me Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
“Unë e kuptoj që ka aleanca të brendshme mes serbëve dhe LDK-së. Por më çudit fakti që deputetët e LDK-së në komision kanë votuar për, dhe Lutfi Zharku, Besa Gaxherri kanë votuar për. Liburn Aliu e ka kryesuar këtë grup punues. Sa për informacion, dua t’iu them që ky ligj, Liburn nëse e kam gabim thuama, por ky ligj atakon mbi 73 për qind të qytetarëve të Kosovës dhe tash jemi duke folur për procedura. Por disa individ çuditërisht e vazhdojnë traditën e vjetër edhe shumë jam i lumtur që VV ka krijuar me LDK-në aleancë të fshehtë”, u shpreh Haradinaj.
Por kanë reaguar deputetët Liburn Aliu e Armend Zemaj.
“Rëndësinë e ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje nuk kam pse e them, e thash më herët në emër të Komisionet. Vendimi për mos votim është veprim i yni politik që e arsyetoj shumë qartë Glauku. Ndërsa sa i përket Listës Serbe, atë e keni ju në Qeveri”, theksoi Aliu.
Ndërsa, deputeti Armend Zemaj theksoi se nuk po e kupton Haradinjan për çka është duke fol për çka i ka thënë se mos është duke parë ëndrra.
“Ne nuk ishim duke e shqyrtuar përmbajtjen e amendamenteve, dhamë qëndrim politik, por ky zotëria qenka zgjuar jerm dhe nuk e diti as për çka jemi duke folur, as çka jemi duke paraqitur këtu. Po flet për disa aleanca, disa takime në Bruksel, sigurisht ka parë ndonjë ëndërr të keqe është mirë ta shpjegoj, por këtu jemi në Parlament”, shtoi Zemaj.
Haradinaj përsëri i replikoi Zemajt, duke i thënë se tashmë ka vdekur Jugosllavia, raporton KP.
“LDK në komision ka qenë për, ka votuar për, Besa Gaxherri, Lutfi Zharku. Nëse ky zotëria në fjalë nuk është konsultuar me anëtarët e Komisionit dhe i vlerëson të parëndësishëm deputetët e vet unë nuk di qysh ka me i ditë ky. Por nuk me çudit fakti qysh ky nuk e din, unë e di vetëm një fakt, se janë të shqetësuar sepse po presin diçka tjetër, por ka vdekur Jugosllavia, Zoti të lashtë shëndosh Armend”, tha Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit