LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Do t’i intensifikojmë përpjekjet për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Haradinaj: Do t’i intensifikojmë përpjekjet për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) është proces që garanton sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, gjitha komuniteteve, si dhe kontribuon në sigurinë rajonale.

“Në prag të “Ditës së Forcës”, Qeveria e Republikës së Kosovës është e bindur dhe krenare për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Rruga e ndjekur e institucionit dhe pjesëtarëve të FSK-së është rrugë e bazuar në përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri.

Sot, FSK është profesionale, multi-etnike, si dhe e trajnuar mbi standardet dhe parimet demokratike të forcave të sigurisë.


Transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) është proces që garanton sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, gjitha komuniteteve, si dhe kontribuon në sigurinë rajonale.

Procesi do të jetë një sukses i garantuar dhe i sigurt, me përfshirje maksimale të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Suksesi në integrimin e komuniteteve jo-shumicë në FSK është plotësisht i dukshëm: në total, 10.07 për qind e pjesëtarëve të FSK-së janë nga komunitetet jo-shumicë, ndërsa nga komuniteti serb janë 4.2 për qind e pjesëtarëve të FSK-së.

Forcat e Armatosura të Kosovës do të kenë këtë mënyrë të përfshirjes së komuniteteve, me synimin e rritjes së numrit të tyre.

Në periudhën në vijim, do të intensifikojmë përpjekjet gjithëpërfshirëse për të arritur transformimin në Forca të Armatosura.

I uroj pjesëtarët e FSK-së dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për “Ditën e Forcës”, duke qenë i bindur se Kosova do të thellojë kontributin e vet në sigurinë rajonale dhe me gjerë” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori