Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se si presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq në sy të të gjithëve në Berlin për ta hequr taksën.
Ai thotë se ata madje kanë folur në gjuhën angleze dhe gjuhë tjera me qëllim që të kutpojë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, si nikoqrië të Samititit të Berlinit.
“Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së vështiri ish. Edhe presidenti, edhe Edi Rama më shumë bëjshin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë instonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Makronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presdienti Makron”, ka thënë Haradinaj për T7 nga Berlini, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë Haradinaj thotë se edhe përkundër faktit që ishte i mbështetur për muri, ka insistuar të tregojë që vendimin për taksë e ka marrë nga zori, pasi që Serbia e ka luftuar Kosovën në çfarëdo forme.
“Unë u kamë thënë që ai vendim është marrë nga zori. Serbia ka marrë vendime agresive ndaj nesh, që kanë rrezikuar sigurinë nacionale. Ky vendim heket në rast të një marrëveshje për njohje. Nëse përgatitet një marrëveshje për njohje, dhe nënshkruhet mund ta suspendojmë. Por jo për një proces të dialogut që mund të devijojë”.
Kryeminsitri ka thënë që Thaçi dhe Edi Rama duhej të kishin një qëndrim të përafërt, pasi që me deklarimet dhe presionin e tyre e kishin vendosur në një pozitë të keqe para të gjithëve në Berlin.
Megjithatë ai mbetet e i palëkundur duke thënë se vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, do të hiqtë taksën.
“Edhe dje kam dalë keq. Ma mirë ka qenë që Edi edhe Hashimi me thanë që mos me qit kushte në dialog. Por tash kur të thotë presidenti yt, dhe kryeministri i vendit tjetër, i bjen që veq ti po e pengon këtë proces. Kjo nuk është në rregull.Ne skem ku me shku pa pas qëndrime të njëjta. Nuk besoj që dikush ka dilema, që njohja është formula. Por si me ardhe deri te njohja, nuk duhet me dobësu pozicionin e Kosovës tek taksa. Heqja e taksës në start të dobëson”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka treguar se këto sulme të Thaçit dhe Edi Ramës ndaj tij, kanë ardhur në pjesën informale të takimit ku është diskutuar për taksën.
“ Në pjesën e parë zyrtare, fjalën e ka pas shumë përmbajtjesore. Ka pas elemente të mira. Kur e ka shpjeguar pozicionin e Kosovës. Në këtë pjesën informale të heqjes taksës, unë jam ndodh në një pozitë të keqe. Në vend se me i pas naj njo që tmron, po i ki krejt që të meshojnë, para miqve, ajo ka qenë e rëndë. Pastaj në pjesën e dytë ka thënë që është keqkuptuar ideja e demarkimit, dhe që nuk është menduar ndarje në vija etnike, gjë tjetër për kufirin s’ka thënë”, ka thënë Haradianj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB Maqedoni: Në 10 vitet e fundit humbën jetën 1220 dhe u lënduan 37300 persona në aksidente trafiku

Berisha: Primaret, procesi më demokratik që ka njohur Shqipëria

Shqipëria “Vendi i Nderit” në ITB Berlin, Rama: Në bisedime për fluturime të drejtpërdrejta me SHBA

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Ndërron jetë i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës