LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Të dielën nuk ka seancë për demarkacionin

Haradinaj: Të dielën nuk ka seancë për demarkacionin

Përfundimisht të dielën nuk do të ketë seancë të Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se seanca e paralajmëruar për të dielën, në orën 18 nuk do të mbahet.


“Nesër definitivisht s’do të ketë seancë, mund të ketë të martën”, tha Haradinaj, raporton Telegrafi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dje kishte paralajmëruar mbajtjen e seancës për ratifikimin e demarkacionit për 18 shkurt në orën 18.

Sot, në mbledhjen e Qeverisë, është votuar marrëveshja e Presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi që obligon dy palët në rishkim të marrëveshjes pasi e njëjta të ratifikohet.

Ndërsa Haradinaj nuk u shpreh i sigurtë që i kanë votat për miratim të kësaj marrëveshje, e cila pritet që të shkojë para deputetëve së bashku me aneksin e dakorduar në mes të presidentit dhe Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq. /Telegrafi/