Haradinaj takon Rifat Jasharin: Liria jonë i ka rrënjët në Prekazin legjendar
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Prekazin në prag të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se guximi për të vepruar hapur e gatishmëria për sakrificë, e dallojnë komandantin tonë dhe familjen e tij nga të gjitha etapat e kaluara të historisë sonë.
Lexoni të plotë postimin: Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familjare Jashari, ishin vazhdimësi e përpjekjeve qindra vjeçare të shqiptarëve për liri. Guximi për të vepruar hapur e gatishmëria për sakrificë, e dallojnë komandantin tonë dhe familjen e tij nga të gjitha etapat e kaluara të historisë sonë. Liria e shteti ynë i ka rrënjët pikërisht aty ku kulmuan ato përpjekje të pareshtura, në Prekazin legjendar.































