Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë aktuale se ka blerë vota nga deputetët e partive të tjera për të votuar Vjosa Osmanin për Presidente.
Ai u shpreh edhe se ata janë munduar që ta trafikojnë edhe Ligjin për Zgjedhjet, por që nuk iu lejua nga ana e opozitës.
“Kemi përshëndetur e i kemi uruar fituesit e zgjedhjeve, në këtë rast Lëvizjen Vetëvendosje për suksesin e arritur në zgjedhje dhe i jemi përgjigjur ftesës për biseda me ta, por ajo që ka pasuar më tutje nuk është se ka lënë një shije të mirë për Kosovën, pra fituesi, Lëvizja Vetëvendosje me 50 për qind e kërkonin votën me kërcënim se ‘ju çojmë në zgjedhje e do të fitojmë më shumë vota kësaj radhe”, tha Haradinaj në Klan Kosova.
“Një qasje e këtillë e kërcënimit se ‘ju çojmë në zgjedhje nëse s’na votoni kandidaten tonë, ishte disi e jo e drejtë dhe jo e nevojshme sepse ata ishin fitues, dhe ishte çuditshme se nuk u shërbyen me argumente tjera për shembull se nëse shkojmë prapë në zgjedhje do të rrezikohej ekonomia, qytetarët nga pandemia, etj., por ishte kërcënim i pastër se nëse s’na votoni ne do të shkojmë prapë në zgjedhje”.
Më tej Haradinaj tha se “kjo qasje e kërcënimit dhe e nënshtrimit na largoi edhe më shumë nga një mundësi e vlerësimit të asaj që po ndodhë drejt, ishte fakti i një dakordimi i kryeministrit dhe presidentes ishte ligji për zgjedhjet dhe mënyra se u trafikua ligji në mbrëmje, të premten në ora 10 të natës mbyllen dyqanet e restorantet e kafiqat, ndërsa në atë kohë u hapke parlamenti për ligjin që nuk kishte ndonjë urgjencë”.
“Pra ky ishte momenti i dytë që ishte zhgënjyes dhe tregon se kush janë këta njerëz. Momenti i fundit ishte blerja e votës për presidentin, pra jo marrëveshje politike me partitë, por blerja e votës. Dy nga ta ishin në dakordim me Listën Serbe për deputetin Hoxha dhe Gashi. Kjo është blerje dhe tregtim i votës”.
Haradinaj tha se “Hoxha ishte i sinqertë se tregoi që ‘mu dha një zëvendësministër, ndërsa ne kemi informata për oferta që i janë bërë gjithë deputetëve për votë”.
“Sali Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë sekseri për vota. Ai ka vizituar plot deputetë për vota”.
“Kemi deputetë të tjerë që kanë ardhur me oferta, na kanë treguar se çka i kanë ofruar të tjerëve. Pos të deputetja Reshitaj ka pasur presion edhe te deputetë të tjerë të AAK-së dhe atë presion serioz, në formë të krijimit të një klime përreth se ‘do të kesh këto beneficione e materiale të natyrave tjera, dhe duke qenë kështu s’mund ta uroj presidentin që ka blerë vota”, deklaroi Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës