Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit në luftën e fundit në Kosovë, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur që në 23-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit t’i dërgojë një mesazh presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq duke thënë se askush nuk duhet të guxojë të nëpërkëmbë Kosovën.
Pas homazheve që bëri në kompleksin memorial në Gllogjan, Haradinaj duke iu kundërpërgjigjur provokimit të presidentit të Serbisë, i cili kishte publikuar një fotografi të hartës së Kosovës me flamur të Serbisë, tha se vetëm populli që jeton në Kosovë është simboli i vendit.
Duke aluduar në bashkimin me Shqipërinë, Haradinaj tha se Kosova do të kthehet aty ku përket në rast të mos anëtarësimit në OKB dhe NATO.
Ai tha se të arriturat më të mëdha që i gëzon Kosova dhe populli i saj janë liria dhe demokracia.
“Atyre që bëjnë harta të Kosovës me simbole të tyre u themi se simbol i kësaj toke është populli që jeton këtu, ai popull që edhe pse e përzunë, u kthyen të gjithë në shtëpitë e veta, në gërmadha dhe e rikthyem jetën në Kosovë. Pra, askush mos të synon me nëpërkëmb Kosovën. Kosova e ka një histori të gjatë qindravjeçare dhe Kosova edhe mijëra vjet do të mbetet e popullit të vet. Ndërsa, nëse nuk na bëhet vendi i meritum në familjen e popujve, në familjen e shteteve, në këtë rast në OKB dhe NATO, ne kemi familje, shqiptarë. Ne kemi komb, ne do të kthemi aty ku kemi qenë e do të mbesim, pra shqiptarë”, tha ai.
Haradinaj e kujtoi ditën e 24 marsit të vitit 1998, si një ditë shumë të vështirë por të pashmangshme.
“Nuk ka ndryshuar asgjë as sot, nuk do të ndryshojë as në mot, asnjëherë… Pse? Më 24 mars 1998, nuk kishim zgjidhje tjetër pos me u përball me Serbinë. Nuk ishte çështje e dëshirës, por ishte e pa shmangshme. Ajo që ndodhi atë ditë nuk ishte e para, ne e pamë një përballje heroike, legjendare të familjes Jashari, deri në flijim, ne ishim të vetëdijshëm që na pret një fat i vështirë, jetë a vdekje. Në përballje të kësaj dite kanë ra tre dëshmorë, Gazmendi, Agroni dhe Hima. Ishte një ditë lufte jo e lehtë, e cila u mbyll me një epilog në të cilin jemi sot, mbetëm shqiptarë”, tha Haradinaj.
Haradinaj kujtoi edhe ndërhyrjen e NATO-s, një vit më vonë, pikërisht më 24 mars të vitit 1999, për çka tha se Kosova i është mirënjohëse përgjithmonë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
23-vjetori i Epopesë së Dukagjinit ka mbledhur në Gllogjan politikanë, ish- ministra e deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Mëngjesin e sotëm, aty bëri homazhe edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministra të kabinetit të tij qeveritar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite