Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, u drejtohet protestuesve të sotëm në Colmar, të cilëve u thotë se të bashkuar mund të arrijmë atë që dëshirojmë.“Të nderuar bashkëkombës nga diaspora, E dëgjova zërin tuaj nga Colmari i Francës, në mbështetje të një të drejte që nuk tjetërsohet! E di që keni udhëtuar edhe me mijëra kilometra, por vetëm ata që janë të vendosur, arrin atje ku janë nisur. Kështu të vendosur ishim edhe për lirinë e Kosovës, e kështu të vendosur do të jemi edhe në ndërtimin e paqes së saj! Rruga e nisur për në familjen e madhe evropiane, për çka edhe ju po jepni një kontribut të madh, nuk mund të ndalet më! Do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë! Juaji Ramush Haradinaj”, ka shkruar ai. /Telegrafi/