LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përkrah maratonistët për “Shtegun e Shpresës”

Haradinaj përkrah maratonistët për “Shtegun e Shpresës”

Në shënim të 20-vjetorit të nisjes së luftës për çlirimin e Kosovës dhe me rastin e dhjetëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj priti të mërkurën në takim anëtarët e Asociacionit Kosovar për Vrapim Malor (Kosova Trail Running Association-KTRA).

Përmes një komunikate për medie bëhet me dije se në këtë takim kryeministri u njoftua për nismën e KTRA-së për organizimin e “Shtegut të Shpresës”, i cili do fillojë në Prekaz, për të vazhduar në Gllogjan dhe me përfundim në Koshare.

“Shtegu prej 100 kilometrash do të jetë i ndarë në pesë segmente dhe do të zhvillohet nga datat 3 dhe 4 mars 2018”, thuhet në komunikatë.


Haradinaj ofroi përkrahjen e tij për këtë organizim, që do të mbahet në shenjë nderimi për luftën e lavdishme të UÇK-së dhe 10-vjetorin e pavarësisë. Po ashtu, kryeministri tha se është vrapues i rregullt nëpër malet dhe bjeshkët e mrekullueshme që ka Kosova.

Pas pritjes që ua bëri anëtarëve të Asociacionit Kosovar për Vrapim Malor, për ta mbështetur kauzën e tyre, Haradinaj u bashkua në vrapimin parapërgatitor të maratonës së vrapimit, të organizuar në parkun e Gërmisë. /olle/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori