Jo se ne nuk e kemi ndjerë rëndësinë e ekonomisë në të kaluarën por se tash mendoj që e kemi mundësinë më të madhe kohore dhe shumë arsyeve tjera që t’i fokusohemi ekonomisë, ndoshta edhe informatat i kemi më të mira. Si qeveri e re i kemi kuptuar temat dhe mundësitë që i ka vendi. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin “Business Talks”, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung, ku të pranishëm ishin ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian, Heldt, investitorë gjermanë dhe ndërmarrës nga vendi.
Me këtë rast, kryeministri e vlerësoi si një mundësi të mirë që sot të bashkëbisedohet për atë që u intereson të gjithëve zhvillimi ekonomik, duke thënë se këtë vit e kanë vlerësuar si vit, ku fokusimi i tyre do të jetë në ekonomi.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Haradinaj tha se tanimë është dakorduar se rritja ekonomike do të shkojë rreth 4.3 për qind në Kosovë që është e respektuar edhe në rajon edhe është e lartë krahasuar me trendet e mëhershme po ashtu.
“Në Kosovë evidencat flasin se 347 mijë e 550 persona janë të punësuar. Një pjesë në sektor publik, por pjesë më e madhe në sektor privat, rreth dy për qind më shumë se një vit më përpara me statistika. Po ashtu, bruto prodhimi vendor është 6 miliardë e 761 milionë euro, por 30 për qind janë të lidhura me investimet kapitale. Investimet në sektorin privat janë 1.43 miliardë euro, në atë publik si investime kapitale janë 536 milionë, dhe plot numra tjerë flasin për një Kosovë stabile. Kemi dhe përmirësim në të bërit biznes dhe ligjet e reja tatimore që iu mundësojnë kompanive të paguajnë në tatime sipas profitit, e shumë të tjera”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se është pakoja ligjore që e ndihmon forcimin e ligjit, por e arritur e madhe është edhe Parku Inovativ Trajnues në Prizren, që po e vlerësojmë si Ambasadën ekonomike gjermane në vend dhe një adresë e fuqizimit ekonomik të vendit.
“Ky është shembulli më i mirë i Qeverisë së vendit sepse sot e kemi një infrastrukturë që është mbi 40 milionë euro që është bërë nga Qeveria gjermane. Ne kemi marrë vendim që të investohen 11 milionë euro deri në vitin 2021, një tjetër lajm i mirë është se një kompani gjermane që është në konsorcium edhe me palë tjera është e parakualifikuar në bazë të vlerësimit të Ministrisë së Tregtisë dhe procesi është i gatshëm që të lajmërohet investitori i parë me investime strategjike në energji me erë”, tha Haradinaj.
Nora Hasani, drejtoreshë menaxhuese në Odën Ekonomike Gjermane-Kosovare, në emër të këtij institucioni, tha se ndihet e privilegjuar që është nikoqire e Kryeministrit Haradinaj, duke vlerësuar se është kënaqësi dhe nder që sot po e fillojnë një seri të takimeve “Business Talks”, që përputhen me vitin e ekonomisë të shpallur nga kryeministri, platformë kjo që do ta fuqizojë dialogun ndërmjet sektorit privat dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.
Ndërsa, Granit Tërnava, menaxher i Programit në Konrad Adenauer Stiftung, vlerësoi se nxitja e zhvillimit ekonomik, promovimi i modelit të ekonomisë sociale të tregut dhe përgjithësisht të vlerave të qendrës së djathtë janë në fokus të tyre dhe sipas tij kjo gjë është forcuar më shumë gjatë tri viteve të fundit përmes aktiviteteve të ndryshme që kanë pasur në fokus ekonominë dhe nxitjen e investimeve të huaja në vend.
Në këtë takim, Haradinaj ka bashkëbiseduar me shumë investitorë dhe ndërmarrës nga vendi dhe të huaj, nga të cilët ka marrë përvojat e punës në Kosovë dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen ata në të bërit biznes në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova