LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj nesër shkarkon nga detyra edhe Flamur Sefajn

Haradinaj nesër shkarkon nga detyra edhe Flamur Sefajn

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për Klan Kosovën ka treguar se nesër do të ekzekutojë shkarkime në qeverinë e tij pas operacionit të sotëm të deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

Nga burime të sigurta brenda qeverisë, mësohet se nesër  përveç shefit të AKI-së, Driton Gashi, do të shkarkohet edhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Ndërkaq, sot gjatë ditës u arrestuan dhe deportuan gjashtë shtetas turq që punonin në kolegjin turk “Mehmet Akif” – shkollë që bën pjesë në rrjetin e shkollave të klerikut turk Fetullah Gulen, i cili nga Turqia konsiderohet si terrorist.


Për arrestimin dhe deportimin me procedurë të përshpejtuar të gjashtë turqve nuk kishin ditur asgjë krerët e shtetit.

Haradinaj, Thaçi e Veseli njoftuan se operacioni ishte i paqartë dhe se asnjë nga ta nuk kishin pasur detaje për aksionin.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori