Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka filluar mbledhjen e kryesisë.

Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka mbledhur strukturat e kësaj partie për të diskutuar siç mëson Telegrafi, për përgatitjet për zgjedhjet lokale por edhe për formimin e institucioneve.


Kujtojmë se sot Haradinaj ka zhvilluar takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani ku kanë diskutuar për konstituimin e institucioneve.

Haradinaj pas këtij takimi ka thënë se AAK nuk i ka votat për President dhe se ju takon Kurtit e Osmanit të gjejnë formulën për të siguruar 2/3 e votave për zgjedhjen e presidentit. /Telegrafi/

160892922 1051654308578491 3374545127981586783 n

161062338 320506829406035 1680960212190230111 n