LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Liberalizimi do të ndodhë, por të mos hedhim bërllok

Haradinaj: Liberalizimi do të ndodhë, por të mos hedhim bërllok

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se do të ndodh liberalizimi i vizave për Kosovën, por porositi qytetarët ta ruajnë ambientin, sepse në Evropë nuk shkohet duke hedhur mbeturina.

Shefi ekzekutivit ka dalë sot pranë parkut të Gërmisë në kryeqytet, në kuadër të fushatës tre mujore “Ta pastrojmë Kosovën”, ndërkohë ka pranuar se në të kaluarën nuk ka bërë sa duhet për të mbajt një ambient të pastër në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se derisa Kosova kërkon liberalizimin e vizave, duhet të mbajë vendin pa mbeturina, sepse siç tha ai nuk është Evropë me ambient jo të pastër.


Megjithatë, sipas tij, lëvizja e lirë do të bëhet.

“Implementimi do të jetë problem, por do të punojmë. Po ankoheni që s’ka liberalizimi. Kanë me na dhanë se është e drejta e jona, por duhet të punojmë në këtë drejtim. A bon prej tash e tutje mos me hedh bërllok të gjithë bashkë?”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që mos të votojnë ata që nuk kanë respekt për hapësirat e përbashkëta.

“Shihet qe ka mungu një kujdes. I bëj thirrje kryetarit të Komunës dhe të gjithëve që të kujdesen për ambientin. Nuk duhet shumë para për me i heq mbetjet inerte. Këto pjesë këtu në hyrje të Gërmisë duhet të bëhen parqe”, tha ai, raporton KP.

Ndërsa Luan Hasanaj nga organizata ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, bëri të ditur se deri tanë kanë pastruar 450 deponi ilegale, në shumë se gjysma e tyre sa janë gjithsej dhe mbi 15 tonë mbetje ndërtimore.

Aksioni ‘ Ta pastrojmë Kosovën’, ka filluar më 15 shtator dhe përfundon më 15 dhjetor , që për qëllim ka përfshirjen e qytetarëve, institucioneve qendrore e lokale dhe shoqërisë civile në pastrimin e të gjithë Kosovës nga deponitë ilegale dhe mbeturinat e vogla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori