LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kryeministri i shkarkuar vazhdon me shkarkime, kjo është çkapja për kapje

Haradinaj: Kryeministri i shkarkuar vazhdon me shkarkime, kjo është çkapja për kapje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit të bordit të ShSKUK-së nga Qeveria në detyrë.

Haradinaj, pwrmes njw postimi nw Facebook, ka thënë se epidemia po politizohet nga qeveria aktuale mbi supet e shëndet të popullit.

Ai ka përmendur se në bord është bërë një emërim politik, pasi u vendos për këshilltarin politik të ministrit dhe kandidatin për deputet, Mirsad Shkretën.


Postimi i plotë i Haradinajt:

“Kryeministri i shkarkuar vazhdon me shkarkime.

Qeveria në ikje sot në kohë epidemie gjatë kohës kur qanë e çirret se të tjerët po sulmojnë padrejtësisht, merr vendimin më të rrezikshëm menaxhues duke vënë në rrezik tërë popullin. Sot kjo Qeveri e mashtrimit shkarkon bordin kinse politik të ShSKUK-së për ta zëvendësuar me këshilltarin POLITIK të Ministrit, kandidatin për deputet të Vetëvendosjes, Mirsad Shkretën.

Epidemia po politizohet nga kjo Qeveri mbi supet e shëndetit të popullit. Kryeministri i shkarkuar me mbi 2/3 të Kuvendit, vazhdon me shkarkime. Ja fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila parim të vetëm ka mashtrimin. Kjo është shkapje për kapje!”, ka shkruar Haradinaj.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka shkarkuar Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës dhe ka emëruar Bordin e ri, të cilin do ta drejtojë Xhevat Jakupi.

Qeveria shkarkon Bordin e SHSKUK-së
Lexo po ashtu Qeveria shkarkon Bordin e SHSKUK-së

Në njoftimin e lëshuar nga mbledhja e Qeverisë në detyrë thuhet se ka aprovuar vendimin për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës për arsye se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori