LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova nuk mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë, duhet të zbatojë planin franko-gjerman

Haradinaj: Kosova nuk mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë, duhet të zbatojë planin franko-gjerman

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur se Kosova nuk mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë, por të vazhdojë perspektivën e saj që është anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se Kosova në vazhdimësi ka dëshmuar se është pro vlerave perëndimore dhe euroatlantike dhe gjithnjë konstruktive në qasjen e saj për të arritur një marrëveshje përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë.

“Serbia nga ana tjetër në vazhdimësi ka sabotuar përpjekjet për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje midis dy vendeve duke synuar ta rikthejë kohën e konfliktit. Nuk ka asnjë dyshim se këtë kurs po e ndjek edhe sot”, ka shkruar Haradinaj.


Ai shtoi se Kosova në një situatë të tillë, pa e pasur nevojën të dëshmojë sa e keqe është Serbia, duhet ta ndjek kursin e saj euroatlantik dhe t’i përmbush obligimet e marra, duke zbatuar pa vonesë planin franko-gjerman. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori