LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova është me fat që ka lidhje speciale me NATO-n

Haradinaj: Kosova është me fat që ka lidhje speciale me NATO-n

Kosova është një vend i vogël dhe është me fat që ka këtë lidhje speciale me NATO. Kështu tha kryeministri  i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin me ndihmës asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, John Manza, me të cilin bisedoi për rolin e Kosovës në krijimin e sigurisë rajonale dhe bashkëpunimin e ndërsjellë që ka me të gjitha shtetet veç e veç.

Kryeministri Haradinaj falënderoi NATO-n për rolin e saj të pazëvendësueshëm në Kosovë.

“Falë intervenimit dhe prezencës së NATO-s vendi ynë jeton i lirë dhe në paqe. Kosova është e vendosur që ky mision ta vazhdojë prezencën në vend dhe që kjo prezencë të jetë e përhershme”, tha kryeministri Haradinaj, duke shprehur dëshirën e Kosovës që të jetë pjesë e NATOS-s, për të dhënë kontributin tonë për paqen në botë.


“Republika e Kosovës është përcaktuar me kohë në rrugën e saj euroatlantike dhe për këtë nuk ka alternativë. Prandaj, aspirata e Kosovës për tu bërë pjesë e NATO-s, është përcaktim jo vetëm i institucioneve, por edhe i të gjithë qytetarëve të Republikës sonë”, tha ai.

Më tej, Haradinaj, duke falënderuar ndihmësasistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, John Manza për kontributin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, tha se roli i tyre në krijimin e sigurisë dhe të paqes, si dhe trajnimet e ofruara për forcën tonë të sigurisë, janë të domosdoshme edhe më tutje.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e informoi Manza për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si një forcë profesionale dhe multi-etnike, në të cilën janë të përfshira të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Haradinaj përmendi gjithashtu faktin se Kosova nga konsumuese e sigurisë, tanimë është shndërruar në kontribuuese aktive për sigurinë rajonale dhe më gjerë.

Ndërkaq, ndihmës asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, John Manza, tha se NATO edhe më tutje do të vazhdojë të jetë e pranishme për ofrimin e sigurisë dhe të paqes në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori