LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova është Evropë, por na mungon lëvizja e lirë

Haradinaj: Kosova është Evropë, por na mungon lëvizja e lirë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk dëshiron që të rinjtë e Kosovës të shkojnë në Gjermani e Austri për një jetë më të mirë, por që dëshirojnë Kosovën ta bëjnë si këto dy vende.

Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri duke folur në ceremoninë e shënimit të 14 vjetorit të themelimit të Gjimnazit “Loyola” në Prizren.

Ai ku tha se Kosova është Evropë veçse i mungon lëvizja e lirë, e cila do të bëhet.


“Ne jemi Evropë, Kosova është Evropë, na mungon lëvizja e lirë por edhe ajo do të vjen, por edhe lëvizja e lirë dhe mundësitë me lëvizë lirshëm janë mundësi me e pa se çka ndodh në vendin tonë e çka ndodh në vendet e tjera. Por ne duhet të synojmë ta bëjmë jetën këtu, që rinia jonë të fokusohet, të vazhdojë brez pas brezi me zhvillu Kosovën. Dëshira jonë është më bë Kosovën Gjermani e Austri, e jo të rinjtë tanë me shku në Gjermani e Austri”, tha ai.

Kryeministri i vendit, gjatë fjalimit të tij në shënimin e 14 vjetorit të gjimnazit “Loyola”, tha nxënësit aty e kalojnë e 100% testin e maturës, e kjo tregon sa të mirë janë ata.

Sipas tij, nxënësit e këtij gjimnazi janë të aftë të konkurrojnë edhe në tregjet jashtë Kosovës.

Ndërsa Arfons Stendrup, anëtar i bordit të ALG, tha se do të vazhdojnë të ofrojnë nxënësve një shkollim të mirë.

“Ne do të vazhdojmë të u ofrojmë nxënësve në këtë shkollë një shkollim të mirë, të u garantojmë një shkollim të mirë, dhe pas shkollmit në Loyla, një mundësi për shkollim të mëtejmë për fakultet, dhe disa prej nxënësve e kanë edhe mundësinë të vazhdojnë në gjermani, të studiojnë apo të bëjnë shkrim profesional”, tha ai.

Nga Prizreni, Haradinaj falënderoi të gjithë që kanë kontribuuar në gjimnazin Loyola, dhe ata që do të marrin përgjegjësi të reja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori