Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se “Në zhvillimet e sotme politike, disa janë të djathtë, disa të majtë, disa edhe liberalë, por ne jemi evropianë, e duam Evropën, dëshirojmë t’i bashkohemi Evropës si Kosovë. Jemi me orientim euro-atlantik. Dëshirojmë të jemi pjesë e NATO-s dhe në këtë drejtim, ne kërkojmë mbështetje, kërkojmë miq, që t’ua përcjellim porosinë qytetarëve evropianë, duke filluar nga fqinjët tanë, veçanërisht Serbisë dhe qytetarëve të saj. Është e rëndësishme që ta njohin të vërtetën tonë. Tani është koha ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të ardhmen tonë”.
Kështu tha kryeministri Haradinaj gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë përmbyllëse të Konferencës së Asamblesë së Përgjithshme “Prizreni 2018”, organizuar nga Parlamenti Evropian Rinor, programi më i madh Evropian me bazë vullnetare, që ofron arsimim jo formal politik për të rinjtë.
Në fjalën e tij, para delegatëve të shumtë, zyrtarë nga të gjitha shtetet e Evropës, e ambasadorë, Haradinaj tha se, ata sot janë ulur në Kuvendin e shtetit më të ri në Evropë dhe të botës, dhe se ky shtet i ri është rezultat i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, e cila shpërbërje siç tha ai, ishte shumë tragjike.
“Ka lënduar njerëzit në mënyra të ndryshme. Sidoqoftë, të gjithë jemi këtu, në shtetin tonë, për ta tejkaluar atë, për të mësuar nga e kaluara dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt. Organizatën tuaj e shoh si lidhje ndërmjet të rinjve”, theksoi Haradinaj.
Duke folur për vështirësitë që hasin të rinjtë kosovarë në gjetjen e një vendi punë, kryeministri theksoi se fatkeqësisht jeta nuk është e përkryer, sepse të rinjtë tanë luftojnë për një punë dhe kjo, sipas tij, nuk është aspak e lehtë.
“ Arsimi nuk është ende ashtu si duhet të ishte. Arsimimi dual nuk është ende ofertë për ta. Ta gjejnë një punë, për shumë prej tyre, është vërtetë e vështirë. Të mësuarit nga praktikat e mira të vendeve tjera, të mësuarit nga praktikat e të rinjve nga shtetet tjera është e vështirë për të rinjtë tanë, sepse ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm. Jemi i vetmi shtet në kontinentin tonë, në Evropë, që nuk kemi liberalizim të vizave. Kjo nuk është vetëm pengesë, por shkon deri në nivel të diskriminimit. Sidoqoftë, jemi europianë”, deklaroi kryeministri.
Ndërkaq, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’ Connell, tha se sot është një nder të qenit para të rinjve, duke i parë ata shumë të motivuar dhe angazhuar në çështje që kanë rëndësi.
Ambasadori O’Connell tha se ajo që ka mësuar, është se zëri i të rinjve mund ta bëjë ndryshimin vetëm duke folur për atë që nuk pajtohen ose e shohin gabim, sepse kjo mundësi sipas tij, nuk përsëritet.
Qëllimi kryesor i këtij programi është aftësimi i të rinjve me historinë dhe punën e BE-së duke përfshirë të rinjtë nga pothuajse të gjitha shtetet anëtare të BE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taleski: OBRM-PDUKM ka gënjyer qytetarët se kryeparlamentari do të jetë maqedonas dhe do të ndryshojnë Marrëveshjen e Prespës
Media britanike: Shqipëria mes vendeve të mahnitshme për zbulime kulturore
Një vit pas sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Osmani: Grupet ishin të organizuara me urdhër nga regjimi i Vuçiqit, mosndëshkimi duhet të marr fund
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete