LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Italia, partnere e rëndësishme në konsolidimin ndërkombëtar të vendit

Haradinaj: Italia, partnere e rëndësishme në konsolidimin ndërkombëtar të vendit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar  çmohet lartë kontributi i madh i Italisë dhënë Kosovës në shtet-ndërtim.

“Italia, partnere e rëndësishme në konsolidimin ndërkombëtar të vendit! Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Italisë, mundësinë e thellimit të partneritetit ekonomik si dhe për rolin dhe kontributin në vazhdimësi të Italisë në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO.


Ne çmojmë kontributin e madh të Italisë dhënë Kosovës në shtetndërtim”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj./Telegrafi/