LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj falënderon Merkelin, uron Laschetin për zgjedhjen në krye të CDU-së

Haradinaj falënderon Merkelin, uron Laschetin për zgjedhjen në krye të CDU-së
epa07629211 German Chancellor Angela Merkel (R) and Prime Minister of the Republic of Kosovo Ramush Haradinaj shake hands during his arrival at the Chancellery in Berlin, Germany, 06 June 2019. German Chancellor Angela Merkel and Prime Minister of the Republic of Kosovo Ramush Haradinaj met for bilateral talks. EPA-EFE/CLEMENS BILAN

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e uron Armin Laschet për zgjedhjen e tij në krye të Unionit Kristian-Demokrat (CDU).

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se beson që Kosova do ta zë vendin e nevojshëm dhe të merituar në agjendën e tij.

“Gjithashtu falënderoj nga zemra, kancelaren znj. Merkel, për kontributin e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën”.


“Kosova në Gjermaninë ka gjetur aleaten strategjike, ku mbështetja dhe përkrahja e tyre për shtetin tonë dhe proceset integruese euroatlantike është e rëndësisë jetike”,ka shkruar Haradinaj.

Partia e kancelares Angela Merkel e qendrës së djathtë CDU ka zgjedhur Armin Laschet, guvernatorin pragmatik të shtetit më të populluar të Gjermanisë, si udhëheqësin e saj të ri duke dërguar një sinjal të vazhdimësisë, pak muaj para zgjedhjeve në të cilat votuesit do të vendosin se kush bëhet kancelari i ri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Laschet mundi Friedrich Merz, një konservator dhe një rival i Merkelit, në një kongres online të shtunën të partisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori