LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj falënderon Britaninë e Madhe për ndihmën ndaj Kosovës

Haradinaj falënderon Britaninë e Madhe për ndihmën ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Martin Vickers, deputet i Parlamentit të Britanisë së Madhe, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në takimin miqësor, kryeministri Haradinaj e njoftoi deputetin britanik për zhvillimet e arritura gjatë kësaj dekade, derisa ka kujtuar edhe rolin vendimtar që Britania e Madhe ka luajtur në jetësimin e ëndrrës së kosovarëve, që ishte pavarësia e Kosovës, e që sot po shënon 10 vjetorin e saj.

“Faleminderit miku ynë, faleminderit nga secili qytetarë i Kosovës për ndihmën e pakursyer për ne”, tha kryeministri Haradinaj.


Deputeti i Parlamentit të Britanisë së Madhe, Martin Vickers, përgëzoi kryeministrin Haradinaj dhe gjithë popullin e Kosovës për 10-vjetorin e pavarësisë, duke shprehur ofrimin e mbështetjes së mëtutjeshme të shtetit të tij për rrugën zhvillimore dhe euroatlantike të Kosovës./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori