LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Është mirë t’ia lëmë drejtësisë të flasë për listat e veteranëve

Haradinaj: Është mirë t’ia lëmë drejtësisë të flasë për listat e veteranëve

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se do të respektojë çdo nismë që do të marrë Parlamenti për listat e veteranëve, kjo pas paralajmërimit nga ana e PDK-së se do të iniciojnë nismën për krijimin e një komisioni hetimor i cili do të hetojë e pastrojë këto lista.

Ai nuk është ndalur shumë te kjo temë duke thënë se drejtësia duhet të japë mendimin e saj në lidhje me këtë çështje.

“Te çdo obligim që merr parlamenti është i respektuar prej anës time për shkak se parlamenti është punëdhënësi ynë, e respektojmë. Sa i përket asaj teme, është bërë temë e ndjeshme edhe me e diskutua, unë e kam njëfarë parimi që e kom ruajt që kur ka lëndë në gjykata nuk jap shumë mendime të mija, është mirë t’ia lëmë drejtësisë të japë mendimin e vet”, deklaroi Haradinaj.


Ndryshe, kreu i PDK-së, Kadri Veseli tha se kjo nismë për komision hetimor po bëhet për të pastruar emrin e UÇK-së, pasi njollosja e emrit dhe e luftëtarëve të lirisë po bëhet për shkak të disave që synojnë përfitimet personale./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori