Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku u prit nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Basri Sejdiu dhe drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj shprehu kënaqësinë që sot është aty së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Kryeministri Haradinaj theksoi se qëllimi i vizitës së sotme ishte shprehja e mirënjohjes për punën e të gjithëve, shumë të madhe dhe të dobishme për vendin, popullin, njerëzit e familjet.
” E vërteta është se ne e kemi gati Ligjin për Pagat, ku mjekëve do t’iu dyfishohen pagat, edhe për infermierët ka ngritje. Jemi vonuar shumë, por ju lus që të bëni sa më shumë kujdes për pacientët, sepse puna e mirë nuk shkon pa u vërejtur dhe pa e marrë përkrahjen e të gjithë neve”, shtoi kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj, punën në repartin e Gjinekologjisë e quajti heroike, duke theksuar se gjendja aty po ndryshon për të mirë.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se kjo është një klinikë në të cilën është punuar shumë në vitin 2018, por ajo që kanë bërë për dallim nga vitet tjera është aspekti buxhetor.
“Kjo vizitë tregon se fokusi i Qeverisë është shëndetësia të cilës do t’i japim perparësi edhe gjatë vitit 2019 që pacientët tanë të mos kenë nevojë të dalin jashtë Kosovës ose në klinika tjera private”, tha ministri Ismaili.
Drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paqarada, pasi e njoftoi kryeministrin për punën që po bëhet nga personeli mjekësor në klinikën e Gjinekologjisë, e falënderoi kryeministrin për mbështetjen.
Vizita e kryeministri Haradinaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, po bëhet në prag të ndërrimit të moteve, për shkak se ky institucion është gjithmonë afër qytetarëve të saj dhe në shërbim të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova