Haradinaj: 21 vjet më parë Istogu hyri në epokën e lirisë

Në Ditën e Çlirimit të Istogut, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se 21 vjet më parë Istogu hyri në epokën e lirisë.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se "luftëtarët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” luftuan me trimëri e guxim për të përmbysur robërinë".
“Përgjithmonë në kujtesën historike të Kosovës, Heronjtë, Dëshmorët e Martirët e rënë”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:"Njëzetenjë vite më parë Istogu hyri në epokën e lirisë. Luftëtarët e Brigadës 133 "Adrian Krasniqi" luftuan me trimëri e guxim për të përmbysur robërinë. Përgjithmonë në kujtesën historike të Kosovës, Heronjtë, Dëshmorët e Martirët e rënë. Pikërisht në këtë ditë, u përmbyll largimi nga Kosova i të gjitha forcave policore e ushtarake, që me humbje e turp, u kthyen nga kanë ardhur. Andaj, ne jemi falënderues përherë, për SHBA-të dhe NATO-n, që ishin aleatët tonë nga ajri, në ditët më vendimtare. Istog, urime Dita e Çlirimit!", ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/















































