Hapet një dhomë e veçantë për këshillim të pacientëve për sëmundje të ndryshme në QKMF të Kaçanikut

Komuna e Kaçanikut tashmë ka funksionalizuar një dhomë të veçantë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për të Edukuar pacientët në lidhje me sëmundjet krinike jo ngjitëse si: Diabeti mellitus,hipertensioni arterial dhe astma bronkiale.
Ky projekt është realizuar në kuadër të bashkëpunimit me AQH-në, faza e tretë pas disa projektve të tjera të reaizuara, në të cilën edhe Komuna e Kaçanikut është e përfshirë në bashkëfinancim.
“Stafi shëndetësor i ka kryer trajnimet e nevojshme dhe do të jenë në dispozicion të qytetarëve të komunës sonë. Falenderojmë AQH-në,Ministrinë e Shëndetësisë,Komunën e Kaçanikut në realizimin me sukses të këtij projekti. Vlen të theksohet se Dhoma e Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor për sëmundjet kronike jo ngjitëse,shumë shpejtë do të funksionalizohet edhe në QMF-Doganaj”, thuhet në njoftimin e QKMF-së./Telegrafi/

















































