LAJMI I FUNDIT:

Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, kalimi pa asnjë kontroll policor gjatë fundjavës

Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, kalimi pa asnjë kontroll policor gjatë fundjavës

Sot ka nisur zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, kështu që çdo fundjavë gjatë sezonit veror në pikat kufitare nuk do të ketë asnjë ndalim për kontroll dokumentesh apo policor.

Kjo është bërë e ditur gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që u mbajt më 20 qershor 2022 në Prishtinë.

Në këtë mbledhje u bë e ditur se duke filluar nga “1 qershori deri më 30 shtator të gjithë qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria çdo fundjavë do të kalojnë në kufijtë e dy vendeve pa pengesa.


“Prej 1 qershorit deri më 30 shtator, për çdo fundjavë, në kufijtë tonë, qytetarët do të kalojnë pa qenë nevoja të kontrollohen”, ishte shprehur ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Ndërsa, ministri Xhelal Sveçla tha Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

“Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, qoftë në luftimin e veprimeve ilegale. Sot do të nënshkruajmë marrëveshjen që deri në fund të shtatorit do të ketë kalim të lehtë të kufirit”, ishte shprehur Sveçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori