Në ora 7:00 janë hapur 38 njësitë e votimit në Komunën e Preshevës për zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Mbi 41 mijë qytetarë kanë të drejtë vote nga kjo komunë, por në orët e para numër i vogël i qytetarëve u janë drejtuar kutive të votimit.
Agim Ymeri, koordinator i trupit punues, për KosovaPress tha se përveç një qendrës që ka pasur disa probleme, të tjerat janë hapur në orën 7:00.
Ai tha se deri më tani një numër i vogël i qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar.
“Në komunën tonë janë 38 njësi, të gjitha janë hapur në ora 7, përpos në një për shkak të largësisë nga qendra dhe komisionerët pak me vonesë kanë arritur, por sido që të jetë edhe ajo njësi pak me vonesë por është hapur. Deri më tani përqindja nuk mund të flasim me përqindje se ende është herët, ende është herët por dua të them është numër i vogël, por shpresojmë brenda ditës të dalin… Deri më tani nuk ka, përpos disa problemeve teknike, mungesa e ndonjë materiali. Mirëpo ato janë evituar”, tha ai.
Ai tha se beson se më vonë do të ketë numër më të madh të qytetarëve që do të votojnë.
“Sipas shënimeve të fundit në komunën tonë janë gjithsej 41 mijë e 323 votues… Duke pasur parasysh rëndësinë e deputetit popullor shpresojmë që përqindja do të jetë e lartë. Aktivitetet janë mbajtur, probleme nuk ka pasur dhe shpresojmë që gjithçka do të shkojë mirë”, tha ai.
Një nga votuesit e pakët në objektin e Komunës së Preshevës ishte pensionisti Fehmi Shabani, i cili tha se pret që të votohen shqiptarët dhe të kenë numër më të madh të deputetëve në Kuvendin e Serbisë.
“Nga këto zgjedhje presim që të marrim më tepër deputetë në Kuvendin e Serbisë”, tha ai.
Shqiptarët për herë të parë kanë një listë të unifikuar me 5 parti politike, Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze