Hani i Elezit vazhdon të bëjë thirrje për subvencione të bizneseve start-up dhe ato ekzistuese

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Komunën e Hanit të Elezit po vazhdon të bëjë thirrje për t’i përkrahur me subvencione bizneset ekzistuese dhe ato start-up, ndërkaq afati për aplikim është I hapur deri më 11 prill të këtij viti.
Bizneset mund t’i përfitojnë 15 mijë euro pasi që kjo shumë është planifikuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik.
“Synim kryesor i Thirrjes është zhvillimi i ekonomisë lokale përmes mbështetjes së ideve të reja dhe të qëndrueshme me qëllim të krijimit të mundësive dhe zvogëlimin e papunësisë. Buxheti i paraparë për këtë Thirrje është 15,000.00 €, të dedikuara për idetë e reja dhe kreative”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































