LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Me Qeverinë Veseli do të ketë rritje ekonomike 7 përqind

Hamza: Me Qeverinë Veseli do të ketë rritje ekonomike 7 përqind

Kandidati për deputetë nga PDK-ja, Bedri Hamza ka treguar disa nga prioritet ekonomike nëse PDK-ja fiton zgjedhjet.

Hamza në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se prioritetet e PDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit janë rendi dhe ligji, shëndetësia, arsimi dhe ekonomia, përcjell Telegrafi.


Ai tha se në programin e PDK-së ka projekte të mëdha që kanë të bëjnë me rritjen ekonomike. Rritja ekonomike sipas Hamzës do të jetë 7 përqind.

“Rritja ekonomike kryesisht do të bazohet në investime të sektorit publik e privat, në konsum, rritje të eksporteve. Ne programin tonë janë projektet e mëdha siç janë gazsjellësi, Brezovica dhe ristrukturimi i kombinatit Trepça”, tha Hamza.

Në këtë debat ai ka përmendur disa lehtësira në tatime për bizneset private që sipas tij Qeveria nën udhëheqjen e kandidatit Kadri Veseli do t’u dal në ndihmë prodhuesve vendor.

Ndër të tjera Hamza përmendi edhe inicimin për legalizim të 350 mijë pronave pa leje./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori