Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik, ka thënë se ndeshje vendimtare mund të jetë ajo kundër Juventusit.

Napolitanët ishin dy herë në disavantazh kundër Udineses, por që arritën të fitonin në fund 4-2.


Tani kanë mbetur katër pikë prapa Zonjës së Vjetër dhe ndeshja e fundjavës zhvillohet mes tyre.

GettyImages 930632584 Marek Hamsik i Napolit . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Në një moment të ndeshjes ne ishim nëntë pikë pas Juvenusit, por në fund të ndeshjes dolën katër”.

“Treguam personalitetin tonë dhe e menaxhuam mirë ndeshjen”.

GettyImages 944080874 Hamsik . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

"Ne do të përqendrohemi te Juve nga ky mëngjes. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, që do të ndikojë në fund të sezonit", ka thënë Hamsik.

Napoli ka tubuar deri më tani 81 pikë, katër më pak se Juvetusit, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund. /Telegrafi/

telegrafi sport app