Dëshmitari Sadik Halitjaha gjatë dëshmisë së tij në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së tha së është i hidhëruar me të akuzuarin Hashim Thaçin.
Këtë e tha me arsyetimin se Hashim Thaçi nuk e ka takuar asnjëherë pas lufte dëshmitarin përkundër kërkesës së disahershme të tij,
“Kam pritë me e taku shumë herë dhe jo një herë, por asnjëherë nuk kam arrit ta takojë. Këta që bëhen të mëdhaj, që bahen ministra, kryeministra, presidentja mbajnë shumë telefona, 2-3 telefona, shumë shoqërues, 2-3 shoqërues. I thu njërit ta takojë thotë ‘po po i them’, i thu tjetrit ‘po, po i them’ dhe kështu që nuk i thotë hiç apo edhe i thotë nuk kam kohë ta takoj. Asnjëherë qasje nuk kam pas dhe për atë nuk jam mirënjohës fare, jam shumë i hidhëruar pse nuk me ka taku asnjëherë”, tha dëshmitari Halitjaha.
Duke folur për dëshmitë e tij që kishte dhënë para trupit gjykues, dëshmitari e ripërseriti se Hashim Thaçin e ka parë vetëm dy herë gjatë kohës së luftës dhe njëri prej këtyre rasteve ishte në Zonën e Budakovës.
Ndërsa, për Rexhep Selimin, dëshmitari tha se nuk e kishte ditur që ka qenë inspektor i përgjithshëm atë kohë, raporton Betimi për Drejtësi.
“Rexhën e kam njoftë në luftë kur ka ardh në Nishor në Zonën e Pashtrikut. E kam njoftë si Rexhë dhe ma vonë e kam kuptu që ka qenë inspektor”, tha Halitjaha, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ai tha se edhe pse nuk e ka ditur që Selimi ka qenë inspektor, nuk e dinte as cila është përbërja e stafit të tij.
“Selimin e kam pa në zonën time me dy ushtarë. Nuk e di sa ka qenë përbërja e inspektorit”, tha dëshmitari duke theksuar që nuk i kujtohet nëse e ka parë Selimin për herë të dytë gjatë asaj kohe.
Sadik Halitjaha tha se në kohën kur Kadri Vesei ishte shef i Zbulim-kundërzbulimit nuk kishte shkuar në zonën ku luftonte dëshmitari.
“Nuk u ardhë asnjëherë në nivel zonave as në nivel të njësive me të ulta. Ai ndoshta ka ardh por unë nuk e di”, tha dëshmitari Halitjaha.
Vlen të theksohet se me fillimin e dëshmisë së këtij dëshmitari, mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe tha se klientit të tij të iu mundësohet të flas me familjarët pasi sipas tij iu është refuzuar kontakti që 17 ditë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë