Vërejtje ndaj buxhetit të paraparë për vitin 2019, pati edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.
Ai gjatë vazhdimit të seancës për projektbuxhetin e vitit 2019, ka kërkuar të dijë se si është rritur ky buxhet, ku ka kërkuar edhe një raport.
“Unë kam vërejtjet e mia, për shembull, se nuk ka një raport se cila është gjendja reale në raport shtet- taksapagues dhe shtet -tatimpagues. Pse po e them këtë? Vazhdimisht kemi vërejtjet për komuna të cilat nuk arrijnë që t’i mbledhin taksat dhe tatimet dhe pastaj buxheti i shtetit duhet të ndërhyjë për t’i plotësuar nevojat e shtetit, e qyteteve dhe komunave, respektivisht. Do të doja ta dija se cila është ndërhyrja shtetërore ose ndërhyrja e Agjencionit të Tatimeve, taksave, çka është ajo ATK-ja në raport me këta që nuk paguajnë taksat për shtetin. Sa kemi të dënuar sa kemi në akuzë dhe pse nuk i paguajnë. Ps nuk merr konkretisht masa, shteti ndaj atyre që abuzojnë, me detyrimet që kanë ndaj shtetit dhe ndaj qytetarëve”, ka thënë Haliti.
Tutje, Haliti ka folur edhe autostradën Prishtinë-Pejë. Sipas tij, nuk ka aspak siguri, sepse autostrada është shumë pranë shtëpive.
“Unë nuk e di që ka kësi lloj autostrade diku në botë. Shiheni mundësinë që të paktën pjesa tjetër e autostradës të kalojë, siç kalojnë autostradat e krejt botës, larg zonave të banuara. Sepse edhe ato autostrada që kalojnë në zonat e banuara në të shumtën e rasteve, ose janë të detyruar të shmangin, të bëjnë një autostradë tjetër ose bëjnë tunele, për të mos e penguar komunikacionin dhe për të mos e ndotur ajrin dhe për të mos u penguar me këmbësorë”, tha Haliti.
Në lidhje me këtë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se do të mundohen që t’u ikin vendbanime, në mënyrë që të mos kenë pengesa qytetarët. Lekaj ka thënë se tanimë është në finalizim, traseja Kijevë-Zahaq, me gjatësi 32 kilometra që së shpejti do t’i bashkohet autostradës, projekt për të cilën janë dhënë 38 milionë euro nga buxheti i shtetit.
“Gjendja e tanishme është jo e mirë, dhe pajtohemi të gjithë dhe ky projekt është stërzgjatur me vite të tëra, por do të fillojë në vitin 2019 dhe do të përfundojë në vitin 2020”, ka përfunduar Lekaj, raporton KP, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë