LAJMI I FUNDIT:

Hajnat menduan se vetura 300 mijë dollarëshe ishte “e gatshme” për tu vjedhur! (Video)

Hajnat menduan se vetura 300 mijë dollarëshe ishte “e gatshme” për tu vjedhur! (Video)

Nëse diçka duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, shpeshherë ndodh që nuk është.

Këtë “hajdutët” e kanë mësuar në mënyrën e ashpër pasi kanë marrë një shok, si fizik ashtu dhe emocional kur zbuluan se makina 300 mijë dollarëshe McLaren 650S e lënë hapur dhe me çelësa ishte thjesht pjesë e një rrengu.

22 vjeçari Joey Salads së bashku me miqtë e tij vendosi një elektroshok poshtë ulëses së shoferit.


I fshehur në një vend ku mund të shihje automjetin jeshil, ai aktivizonte elektroshokun të cilin e kontrollonte me anë të një telekomande sa herë që dikush futej në makinë.

Para se të largohen të tmerruar, të gjithë i afrohen duke u mahnitur se si makina është lënë hapur. Disa madje bëjnë foto dhe selfie.