Një vjedhje e rënë ka ndodhur në një shtëpi në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën rreth 23:00.


Viktima mashkull ka raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një kasafortë me para, disa dokumente si dhe stoli ari.

Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/