Në mbrëmjen e 7 nëntorit të këtij viti, ndërsa derbi mes Interit dhe Milanit zhvillohej në “San Siro”, i cili përfundoi 1-1, hajdutët arritën të hyjnë shtëpinë e Arturo Vidalit, duke thyer xhamat, plaçkitur dhomat dhe marrë shumë sende me vlerë.

Në grabitje përfshihet edhe Brabusi i mesfushorit kilan, që kushton rreth 400 mijë euro, të cilin tifozët e njohin shumë mirë, pasi shpesh është protagonist i fotove dhe postimeve në rrjetet sociale të "luftëtarit" të Interit.


Pas ndeshjes, duke u kthyer në vilën e tij në “San Fermo”, në zonën e Como, e njëjta që i përkiste Adrianos në vitin 2008, mesfushori zbuloi se nuk kishte më në garazh Brabusin e tij të dashur, 800 Widestar, i bazuar në modelin e Mercedes-Benz G65 AMG.

113743556 f7c00606 d44f 4dd3 93ea 086b6d9dcd94

Në garazhin e pasur të kilianit kishte mbijetuar Ferrari 488, të cilin hajdutët ishin përpjekur ta vidhnin, por pa sukses. Vetëm pas përpjekjes së dështuar, ata e kthyen vëmendjen te Brabusi.

Automjeti fuoristradë i zi, i cili fuqizohet nga një motor V8 4-litërsh twin-turbo, me një fuqi prej 800 HP në 6600, u rrëmbye nga “skifterët”. Një makinë që e donte shumë kileni, sepse mund të përshpejtonte nga 0 në 100 km/h për 4.1 sekonda dhe të arrinte shpejtësinë maksimale të kufizuar elektronikisht prej 259 km/h.

Po “Fiat Panda”, e quajtur "Pandita"? Blerja e re dhe e dashur e kilenit duket se nuk e ka pasur aspak interesin e hajdutëve. Ajo nuk është prekur fare me dorë, jo më të tentohej të vidhej. /Telegrafi/

113745285 cee7811d 1fbf 4da2 86ee e736e1303ebc

113740038 b8d31dd7 df9e 4192 8e5e 08b65e3d5b60

telegrafi sport app