LAJMI I FUNDIT:

Hailey Bieber di si të veshë tutat sportive dimrit

Hailey Bieber di si të veshë tutat sportive dimrit

Ndonëse nuk mund ta kishim parashikuar, 2020-ta ishte padyshim viti i veshjeve sportive

Në mënyrë që të theksohet kjo përzgjedhje, shumë njohës të modës kanë filluar të ndërthurin xhaketa sportive dhe tuta dhe këtë na tregoi Hailey Bieber në këto ditë dimri, transmeton Telegrafi.


Hailey shumë shpesh kombinon tuta sportive dhe pallto numrash të mëdhenj me prerje klasike, të cilat, megjithëse shoqërohen me atlete, përsëri japin përshtypjen e rregullsisë – me aksesorë elegantë të modës si çantë, bizhuteri dhe syze dielli.

Në një rast ajo zgjodhi në një kombinim të gjitha ngjyrë bezhë dhe një tutë sportive me firmën e markës Drew, mbështetur nga Justin Bieber dhe e shoqëruar me një pallto prej pelushi dhe atlete të bardha, ndërsa në rastin tjetër një tutë të bardhë dhe atlete me një pallto shumë të madhe me ngjyrë të qimeve të devesë.

Syzet e diellit të zeza Celine Edge, gërsheti i lëmuar dhe bizhuteri prej ari u japin këtyre pamjeve një dozë elegance të rastësishme siç mund t’i imagjinojmë këto ditë dimri. /Telegrafi/