LAJMI I FUNDIT:

Hailee Steinfeld mahnit me disa kombinime elegante gjatë shëtitjeve në New York

Hailee Steinfeld mahnit me disa kombinime elegante gjatë shëtitjeve në New York

Hailee së fundmi iu bashkua Marvel Cinematic Universe.

Ylli shkëlqeu me një sërë kombinimesh elegante ndërsa ishte jashtë duke promovuar serinë e saj të re Disney+, Hawkeye, në New York të hënën.


Aktorja 24-vjeçare pranoi se kishte ‘privilegj të madh’ të portretizoj Kate Bishop në miniserialin e ardhshëm, duke punuar së bashku me personazhin e Jeremy Renner, Clint Barton, ndërsa ai përballet me armiqtë e së kaluarës.

“Mendoj se është një privilegj i madh dhe jam shumë e emocionuar që jam mes Black Widow dhe Captain Marvel. Është një nder të luajë këtë grua të re tepër të vendosur, me vullnet të fortë dhe me opinion. Dhe jam shumë e emocionuar që njerëzit ta shohin në këtë shfaqje”, tha ajo kur u pyet për t’u bashkuar me radhët e Marvel.

Steinfeld zgjodhi një veshje elegante të sofistikuar e veshur me një pallto të mrekullueshme të hirtë ndërsa u ndal nga studiot SiriusXM për një bisedë me Andy Cohen.

Ajo qëndroi e ngrohtë në motin e vjeshtës e veshur me një këmishë të bardhë me jakë, jelek të zi dhe një palë pantallona të hirtë.

Hailee i ndërroi pantallonat e saj me një fustan të kaltër me lara të bardha dhe të gjelbra dhe një të çarë deri në gju.

Ylli i True Grit goditi trotuarin me një palë çizme prej lëkure gjarpri poshtë gjurit dhe vendosi një rrip lëkure të zi rreth belit. /Telegrafi/