Autorë: Matsuo Basho, Yosa Buson, Kobayashi Issa, Masaoka Shiki, Sono Uchida, Hino Sojo Përktheu: Faslli Haliti MATSUO BASHO Një pellg i vjetër.
noton bretkosa në të.
Llapashitje uji.

YOSA BUSON Këputet lulja,
mbetet
imazhi i bozhures.


KOBAYASHI ISSA Vështrojmë lulet
Në këtë botë;
Ferri poshtë

SONO UCHIDA Dashuri macesh.
Mbi degët e pishës
Tretet hëna.

MATSUO BASHO Harabel, miku im.
Mos e sqepo zekthin
që thithi lulen.

SONO UCHIDA Dielli në perëndim
spërkat borën me gjak.
Mal dimër

KOBAYSHI ISSA Në këtë botë
Jeta e fluturës
E ndezur.

MASAOKA SHIKI Mbi shina
Natën me hënë
Planojnë patat.

MATSUO BASHO Fillim vjeshte:
Vetëm gjelbërim
Në det e në fusha.

HINO SOJÒ Gruaja ime sjell gjembaç-
ndjej gjembat
në dorën time