LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është proces i bazuar në merita

Hahn: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është proces i bazuar në merita

Komisioneri i BE-së për Buxhet dhe Administrim Johannes Hahn tha se Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe përpjekjet e vendeve në rajon do të shpërblehen.

Ai për të përditshmes kroate “Express” tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një proces i bazuar në merita dhe si i tillë është në interesin e vërtetë të BE-së.

Ai u bëri thirrje “miqve të Ballkanit” që të vazhdojnë reformat në rrugën evropiane, duke theksuar se ato do të njihen.


Hahn kujtoi se muajin e kaluar BE vendosi të hap bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, megjithë krizën me pandeminë e coronavirusit.

Komisioneri Evropian shtoi se BE, duke riprogramuar burimet e saj financiare dhe masat shtesë, të tilla si heqjen e ndalimit të eksporteve mjekësore, e kishte bërë të qartë se Ballkani Perëndimor i përkiste BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori