Haaland tregon të gjitha pas transferimit te Man City: Bayern Munich ishte zgjedhja ime e dytë, kishte edhe pesë klube të tjera që më pëlqyen

Erling Haaland zbuloi detaje interesante lidhur me kalimin e tij në Manchester City dhe sesi ky klub kishte planifikuar ta sillte në radhët e veta edhe një vit e gjysmë më parë, ndërsa u ndal edhe tek skuadrat e tjera që ishin në garë për nënshkrimin e tij.
Haaland ka thënë se kampioni aktual i Anglisë në futboll e ka pritur për nënshkrimin e tij për një vit e gjysmë dhe shpresonte në një rast për ta sjellë në radhët e tyre dhe gjithçka filloi gjatë ndeshjeve me Borussia Dortmund në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Pas asaj ndeshjeje, mendoj se 15 persona erdhën tek unë dhe më thanë se duhet të shkoja tek ta. Stones, Ruben Dias, Gundogan, Foden, De Bruyne…”.
“Nuk mora kurrë një vendim për klubin e ardhshëm për shkak të trajnerit që drejton, por sigurisht që ishte një plus i madh që Pep Guardiola ishte në Man City. Ai është trajneri më i mirë në botë dhe Man City është projekti më i mirë sportiv për momentin dhe vendi ku unë do të mund të jem më i miri”, ka treguar Haaland.
Pas kësaj ai ka treguar edhe se cilat klube të tjera kanë qenë në qarkullim për nënshkrimin e tij.
“Mendoj se Manchester City ishte skuadra më e mirë në listën tonë. Bayern Munich ishte në vendin e dytë, dhe Real Madrid ishte në vendin e tretë. PSG-ja është e radhës, dhe sigurisht, ka edhe disa skuadra të tjera angleze në listë, si Liverpool dhe Chelsea. Ishte edhe Barcelona, të gjithë janë afërsisht në të njëjtin rend”, ka treguar Haaland.
Në fund mund të thuhet se norvegjezi mori vendimin e duhur, pasi deri më tani ka arritur të shënojë 14 gola në 10 ndeshjet e para në të gjitha garat./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë